1763120093_petritmalaj.jpg

Ministri Petrit Malaj u pyet nga Report Tv nëse do të zgjatet afati për koncesionet në Shëndetësi. Afati i tyre është deri në vitin 2026, ndërsa ministri Malaj i tha gazetares Eliza Gjediku se nuk ka asnjë kërkesë nga ministritë e linjës për zgjatje të afatit.

“Nuk kemi kërkesë na ministritë e linjës që do ketë zgjatje të koncesioneve ekzistuese”, tha Malaj.

Në pr.buxhetin 2026, kontrata koncesionare e check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë (rreth 7 milionë euro), nga 876 milionë lekë (rreth 8.7 milionë euro) në 2025.

Sterilizimi do të financohet me 500 milionë lekë (rreth 5 milionë euro) në vitin 2026, nga 1.9 miliardë lekë (rreth 19 milionë euro) në 2025. Ndërsa kontrata e dializës parashikohet të marrë 815 milionë lekë (rreth 8.1 milionë euro) në 2026, nga 960 milionë lekë (rreth 9.6 milionë euro) në 2025.


Lajmi kryesor:

FMN: Kujdes me ‘Paqen fiskale’, minon progresin me të ardhurat! Malaj: Ekonomia u rrit me 3.6% në 6 muajt e parë të vitit