A duhet t'i pranojë tani Gjermania familjet e anëtarëve të IS-it?

A duhet t'i pranojë tani Gjermania familjet e anëtarëve të IS-it?

Me vendimin e ditës së mërkurë, Ministrisë së Jashtme gjermane i kërkohet që të përcaktojë identitetin e tre fëmijëve në një kamp refugjatësh sirianë dhe më pas të marrë nënën dhe fëmijët e saj në Gjermani, u shpreh një zëdhënës i gjykatës gjermane në Berlin.

Ministria e Jashtme mund ta apelojë vendimin e gjykatës. Por në rast të tillë duhet të vendosë Gjykata e Lartë e Berlinit. "Vendimi i marrë në procedurë të përshpejtuar e që nuk ka hyrë në fuqi ka mbërritur tek Ministria e Jashtem dhe po veifikohet", tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Deutschland Berlin Auswärtiges Amt (Imago/STPP)

Ministria e Jashtme

Kërcënim për fëmijët

Në vendimin e gjykatës administrative thuhet, se nëna nga landi i Saksonisë së Poshtme dhe fëmijët e saj mund t'i referohen detyrimit të shtetit për të ofruar mbrojtje, i sanksionuar ky në kushtetutë. Gjendja në kamp është një kërcënim për jetën e fëmijëve. Ata kërcënohen nga "pasoja të rënda, të padurueshme dhe të pamundura për t'u mënjanuar", nëse qëndrojnë në kamp, thuhet në vendimin e gjykatësve.

Televizionet NDR, WDR e "Süddeutsche Zeitung" raportuan që të mërkurën për vendimin e gjykatës. Sipas raportimit të këtyre mediave, fëmijët janë 8, 7 dhe afër dy vjeç. Ministria e Jashtme kishte argumentuar, se nuk shihte asnjë detyrim për të ndihmuar edhe nënën të kthehej nga Siria. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer ka deklaruar, se edhe fëmijët e të rinjtë përdoren për luftën e IS-it. Qeveria gjermane duhet të jetë për këtë arsye e kujdesshme në pranimin e pjesëtarëve të familjeve të tyre. Kjo edhe për arsye, sepse ka paqartësi në çështjet e nënshtetësisë.

Sipas mediave në kampet kurde në Siri ndodhen shumë luftëtarë gjermanë të IS-it gratë dhe fëmijët e tyre./DW/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja