Luizi Ejlli i ftuar në “Më Lër Të Flas”, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BBVIP.
I pyetur nga Donaldi dhe Romeo nëse e ka uruar ish-partnerja e tij, Megi Topalli për fitoren e “Big Brother VIP”, Luizi tha se nuk ka marrë mesazh urimi nga ajo, por e di se i është bërë qejfi.
Luiz Ejlli: Mora një vendim për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen e ika në Francë. Nëse do të ndiqja mendjen do të kisha mundësi të krijoja karrierën muzikore në Shqipëri. Ajo lidhje nuk funksionoi, zgjati 10 vite por nuk funksiononte më, Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, sepse i uroj gjithë të mirat, ka krijuar familjen e saj.
A të ka uruar?
Luiz Ejlli: Jo nuk më ka uruar për fitoren. Jemi ndarë në mënyrë paqësore.
I ka ngelur qejfi?
Luiz Ejlli: Jo, nuk e di. Nuk e paragjykoj, s’ka lidhje. Me aq sa e kam njohur, jam i bindur që iu është bërë qejfi jashtëzakonisht shumë.
luiz te kam degjuar me kujdes luiz ec perpara je djale fantastik fokusohu tek vetja dhe kariera jote pashe ne syte e tu sinqeritet pac vetem dite te bukura ne jeten tende.
Përgjigju