‘A e njeh Alberto Ranccinin që të ka bërë dhuratë të Gjiri i Lalëzit? Meta: Më pyetën për dhuratat në Lalëz! Me llogaritë merrej Monika

Në një konferencë për mediat presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur pas marrjes në pyetje nga SPAK në kuadër të një hetimi të thellë pasuror që po kryen për çiftin Meta-Kryemadhi. Meta tha se është pyetur në lidhje me llogari dhe veprime që ka kryer Kryemadhi, ndërsa u distancua duke thënë se ai s’ka bërë llogari, pasi këto i ka bërë bashkëshortja, ndërsa vetë ka bërë vetëm politikë.

Meta tha se u pyet në lidhje me disa persona nëse i njeh apo ka pranuar dhurata prej tyre, konkretisht me Alberto Rancini, i cili nga përgjimet e SPAK del se i ka bërë dhuratë për ditëlindje në Gjirin e Lalëzit, palma. Po ashtu është pyetur edhe nëse njeh Elenën, për të cilën Meta thotë se ka qenë punonjëse financash te LSI. Meta thotë se është pyetur edhe për Palmerin.

‘Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Alberto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni taman. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t'i thuash Ilir Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkon.

Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punojnë financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.

Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi.’- tha Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit