A e vrau vajza të atin? Misteret që fshihen pas krimit të rëndë në Durrës, 5 pyetjet që ende s'kanë përgjigje

A e vrau vajza të atin? Misteret që fshihen pas krimit të rëndë në Durrës, 5 pyetjet që ende s'kanë përgjigje

Foto: Vendi ku u gjet i vrarë Pëllumb Meta

Durres- Pas krimit të rëndë në familje të vrasjes dhe groposjes së 50 vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënvlash të Durrësit ka shumë pikëpyetje për të cilët duhet të marrin përgjigje.

Të gjithë pjesëtarët e familjes Meta ndodhen në komisariat dhe po merren në pyetje pasi dyshohet se  krimi nuk mund të jetë kryer vetëm nga 19 vjeçarja student e Gjuhëve të Huaja në Tiranë edhe pse kjo e fundit e ka marrë përsipër. Policia dyshon se ajo është ndimuar nga anëtarë të tjerë të familjes e të gjithë fshehin krimin që mendohet se ka ndodhur më 10 shkurt.

Vajza nuk ka shfaqur pendesë as në momentin kur sot në mesditë u rikthye në vendngjarje për ti treguar policisë si e kishte vepruar. Ndërsa gjatë rrëfimit të saj është lënë të kuptohet dhuna fizike dhe psikologjike që babai ushtronte në familje.

Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë’ mësohet të ketë thënë ajo

Dyshime se pas kësaj ngjarje të rëndë fshihen dhe persona të tjerë kanë dhe fqinjët, apo të afërmit të cilët e njohin Hygertën si një vajzë e urtë që

“ Ajo vajza nuk mbyt dot një pulë jo një njeri’ thotë vjehrri i motrës së madhe të 19 vjeçares

S’ma merr mendja se ka vepruar vetëm. Nuk është gjigande” thotë një fqinj.

Pyetjet që duan përgjigje

Kur ka ndodhur vrasja?
Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se vrasja është kryer me datën 10 shkurt pra 3 ditë para denoncimit të të birit Hysen Meta. Ky i fundit para se të bënte denoncimin në polici kishte folur me një fqinj të cilit I ka thënë se i ati kishte 3 ditë që nuk e gjente dhe e ka sugjeruar të bëjë denoncimin, pra më 13 shkurt ora 22:30. Ndërsa më 23 shkurt policia arrestoi vajzën e cila ka vendosur të marrë përsipër krimin. 

Çfarë ka deklaruar vajza për ditën e vrasjes?

“Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf, pastaj me fasho e në fund me qese”  ka treguar ajo për policinë

Si mundet një vajzë vetëm 19 vjeçe të zhvendosë një trup 90 kg 100 metra, të hapë gropën e vetme dhe ta varrosë?
Trupi i viktimës është transportuar rreth 70- 100 metra nga vendi i vrasjes, ç’ka lë dyshime të forta se ajo nuk ka qenë e vetme. Burri peshonte rreth 90 kg dhe transporti i një trupi të vdekur me këtë peshë nga vajza që nga pamja duket e imët duket e pamundur. Gjithashtu burri është zhveshur dhe është paketuar me plasmas dhe është varrosur 1,5 m thellë çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza vetë

Kush e lëvizi makinë?
Në dëshminë e tyre në polici kanë thënë se babai është larguar me makinë nga shtëpia për në punë dhe nuk është kthyer. Djali ka dëshmuar në polici se babai ka ikur me makinë në datën 10 shkurt por nga kamerat ka rezultuar se makina ka lëvizur në datën 11 shkurt. Nga hetimet mendohet se makina është lëvizur nga anëtarë të familjes dhe është dërguar në sektorin Rinia ku dhe është gjetur e braktisur.   Po bëhen dhe verifikimet e shenjave të gishtërinjve për të parë nëse ngjarja ka lidhje me djalin e madh Hysen Meta apo persona të tjerë.

Ku ndodhet arma?
Pëllumb Meta ka marrë 4 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ende nuk është gjetur arma. Vajza ka deklaruar se armën e ka hedhur buzë detit.
Policia ka dyshime dhe tek pretendimi i vajzës se krimin e ka kryer se ati donte ta martonte me një emigrant në Itali pa dëshirën e saj. Ata po hetojnë intensivisht për ta zbardhur dhe misteret që fshihen pas krimit për të cilin një vajzë vetëm 19 vjeçe ka pranuar ta marrë përsipër.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E planifiku: 23/02/2024 16:14

    Me paramendim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit