VIDEO/‘A është akoma ajo shqiptarja atje?’ Gafa e presidentit të senatit në Itali me Jorida Tabakun

Presidenti i senatit në Itali, Ignazio La Russa, në fund të komunikimit të kryeministres Giorgia Meloni, ka bërë një gafë në parlament në lidhje me deputeten shqiptare Jorida Tabaku.

‘A është ajo shqiptarja akoma atje?’ pyeti La Russa nëpunësit, por pa e kuptuar që mikrofoni i tij ishte i hapur.

Pas marrjes së konfirmimit, La Russa deklaroi më pas: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”.

Pas incidentit, shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • La Russa: 27/10/2023 10:37

    ...dhe pas seances te vij ke zyra.

    Përgjigju
    • Jori: 27/10/2023 13:26

      Sa zyra ka kaluar Jori. Pse si kujton ti qe ka vajt deri aty. Shoqja e ngushte e Majlindes. Prandaj mban ate post, merret me akomodimin e te huajve pa dallim rrace e feja.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan