Nga ana tjetër, Report Tv sjell dhe foton origjinale të medaljes së ushtarëve italianë të rënë po gjatë luftës. Në një krahasim me sy mes dy medaljeve vihen re jo pak ndryshime. Ndonëse medalja e ushtarit grek është shkruar nga italianët, ajo në fakt është e ndryshme nga medaljet që merrnin ushtarët italianë në luftë.
Në medaljen e ushtarit grek duket numri i identifikimit të ushtarit, medalioni, (2095 P), si dhe grada e tij (Caporale - tetar). Kjo tregon se ushtari grek është vrarë dhe varrosur nga ushtarët italianë, të cilët kanë dhënë dhe një informacion të shkurtër që tregon se eshtrat e ushtarit të gjetura sot në Dragot të Tepelenës i përkasin një greku të rënë gjatë luftës. Ndërsa medaljet e ushtarëve italianë janë më të plota, me më shumë informacione dhe detaje për ta.
“Angelo R Calla, 13082978 – T43 – A, Concetta Calla, 427 – 2ND – AVE – T43, Dornsonburg – PA – C”, shkruhet në medaljen e ushtarit italian.
Ndërkohë, ishte ish-komandanti i Forcave të Armatosura dhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili hodhi dyshime të forta mbi varrin e ushtarit grek të gjetur sot në Tepelenë, duke thënë se eshtrat i përkisnin një ushtari italian. Sipas tij, kjo tregohet nga garda e korporalit (tetar), si dhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon.
Report Tv iu sjell më poshtë fotot e medaljoneve të ushtarëve italianë dhe atyre grekë, të rënë gjatë luftës, në të cilat dallohen dukshëm ndryshimet, duke lënë të nënkuptuar se medaljoni i gjetur sot në fshatin shqiptar është i një ushtari grek, i vrarë nga italianët dhe i plotësuar me të dhënat po nga këta të fundit.
(Medaljon i ushtarëve italianë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore)
(Medaljon i ushtarit grek dhe eshtrat e tij të gjetura në Dragot të Tepelenës)
d.c./shqiptarja.com











