A është gati LSI të djegë mandatet?
Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi 

A është gati LSI të djegë mandatet?<br />Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi <br>
E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse LSI është gati të djegë mandatet e deputetëve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u përgjigj se kjo është lojë e Edi Ramës. Sipas saj, kryeministrit i intereson mungesa e dialogut politik pasi BE ka paralajmëruar çeljen e negociatave ne muajin qershor por sfida e qeverisë është Reforma në Drejtësi. 

Monika Kryemadhi: Djegia e mandateve është lojë e Ramës, atij i intereson. Berisha kishte një mendim personal. Por unë e shoh, se nxitja, djegia e mandateve është lojë e Ramës. Një nga aresyet e hapjes së negociatave është dialogu poliik, djegia e mandateve bën të pamundur hapjen e dialogut politik.

Ne do t'ia japim shansin deri në qershor, për hapjen e negociatave, por ka një betejë shumë të madhe për reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë si LSI ka qenë i qartë, negociatat duhet të hapen menjëherë. 

Ilir Babaramo: Nëse nuk hapen?

Monika Kryemadhi: Na është premtuar nga SHBA dhe BE se hapja e negociatave do bëhet pas reformës në drejtësi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë