A është rasti i vetëm ky i Tropojës kur rrugët ndërtohen jashtë standardeve?
Fatkeqësisht jo. Por, banorët kanë të drejtë të indinjohen, kur një kryeministër nuk shfaq as më të voglin “merak” që, të paktën, rrugët e ndërtuara nga qeveria në afërsi të vëndlindjes së tij, të ndërtoheshin në mënyrë të tillë, që të mos bëheshin me gropa pak pas prerjes së shiritit. Ndoshta Berisha mendon se, pavarësisht se si ndërtohen këto rrugë, banorët e Tropojës nuk do të bëjnë fjalë. Në fakt, konstatohet e kundërta.
Për të rregulluar rrugë të tilla, kërkohet të “shqepen” ato nga e para e të ndërtohen sërish?
Ky do të ishte skenari më fatkeq për xhepat e shqiptarëve. Por, edhe mbajtja e tyre në këtë nivel dhe pagesa vit pas viti e shumave marramendëse për riparime, do të ishte një haraç shumë i rëndë për taksapaguesit, siç po ndodh me shumë segmente, jo vetëm rurale, por edhe me vetë “rrugën e kombit”.
/Shqiptarja.com