A i ka kërkuar Vuçiç ndarje të
Kosovës? Ja si përgjigjet Rama

A i ka kërkuar Vuçiç ndarje të<br />Kosovës? Ja si përgjigjet Rama<br>
Kryeministri Edi Rama ka ‘zbuluar’ disa detaje nga takimet e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me Kosovën. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Rama u pyet nëse gjatë takimeve me Vuçiç, ky i fundit i kërkonte ndarjen ose shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Rama dha një përgjigje mohuese, duke sqaruar se Presidenti i Serbisë dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare me Kosovën, por sipas tij, është ende në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare.

Ju jeni takuar shpesh me Vuçiç, në bisedimet për Kosovë, ka kërkuar ndarjen e saj ose shkëmbimin e territoreve?
“Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare”, tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane