A ja vlejti?!
Një korsi biçikletash në Tiranë
Trafiku është ndër problemet kryesore të qyteteve e metropoleve urbane.
Tirana s'ka se si të bëj përjashtim. Trafiku, është shpesh herë acarues, të ha kohën, të kushton para, s'mbaron dot punë prej tij teksa endesh rrugëve! Trafiku të bën të mallkosh! Të shash, ofendosh, debatosh e të thuash po kjo dreq bashkie pse e ngushtoi rrugën me korsi biçikletash.
Po shifrat ça thonë?
Këto foto janë bërë sot nga unë ora 16.20 tek korsia pranë "Librit Universitar" numri i përdoruesve po arrin 400 mijë pedalues, çiklist në gjysmën e vitit. Vetëm në këtë korsi sot kanë kaluar 1688 persona ende pa u mbyllur dita. Po në të gjitha korsit?
A kanë të drejtën e tyre të kenë 400 mijë pedalues korsi?
Kush thotë JO ka të drejtën e tij, aq sa dhe 389.248 persona e kanë dhënë një përgjigje duke i përdorur. Kjo shifër në afro 400 mijë është thuajse gjysma e Tiranës.
Kur nisi bërja e korsive dhe unë kam qenë kundër.
Ndërsa sot jam kërkues:
Kjo korsi duhet monitoruar
Duhet kontrolluar
Shumë çiklista e dy rrotak as ja u ndjen se semafori i detyron të ndalojnë kur është e kuqe!
Shumë as nuk respektojnë sensin e lëvizjes. Të tilla korsi do duhet të shtohen. Por me proporcionalitet.
Makinat kanë po ashtu të drejtën të kenë rrugë. Tirana sot është si Barcelona dikur, kur nisi të ndërtoj korsi të dedikuara pë biçikleta. Kundra, zhurmë pengesa protesta. Sot është kryeqyteti Europian me më shumë korsi dedikuara dy rrotakëve. Urbanizimi jo gjithmon pranohet, kuptohet, përkrahet. Por nëse sot ka ende nga ata që do thonë na nxiu jetën ky Erion Veliaj me këto korsit. Po 400 mijë çiklistave çtu thotë Lali?!
A ja vlejti që Tirana të kishte korsi biçikletash? Për mua Po.
Nëpërmjet këtyre shifrave përgjigja PO është edhe për mbi 389 mijë si unë. Sot krenarin që kish Shkodra e dikur në kufijtë e ekskluzivitetit me përdorimin masiv të biçikletave. E gjen në kryeqytet.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34