Një fenomen i rrallë për të gjithë adhuruesit e ‘spektakleve’ qiellore do të jetë me 27 korrik të këtij viti.
Një eklips hënor, por ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, që zgjasin pak minuta, ai i 27 korrikut do të jetë eklipsi hënor më i gjatë i shekullit 21. Do të jetë i dukshëm për të gjithë pëesonat që jetojnë në hemisferën lindore dhe do të zgjasë plot 103 minuta.
Një ngjarje e tillë vjen si rezultat i shumë fenomeneve astronomike, të cilat ndikojnë në zgjatjen e eklipsit. Gjatë eklipsit hëna do të kalojë mes hijes më të errët të Tokës e njohur si umbra, e cila shkakton një shkëlqim të kuq.
I gjithë ky proces i jep Hënës edhe emërtimin ‘hëna e përgjakur’
Ndryshe nga eklipsi diellor, ky fenomen fantastik mund të sihet me sy të lirë dhe nuk ka nevojë për pajisje, ndryshe nga eklipsi diellor ku hëna kalon në rrugën e diellit.
Do të jetë një nga shfaqjet më mbresëlënese e shekullit, dhe do jenë me fat ato që do të kënë mundësinë të shijojnë një fenomen kaq të rrallë.
Prandaj bëhuni gati të shijoni eventin, fenomeni do të mund të shihet në Europë, Afrikë dhe Azi.