Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Një ditë që fillon me këmbë të mbarë kjo e premte e kesaj date, por mund të ketë pak cic mice pasdite. Kujdes edhe nga kolegët në punë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Emocionet zbuten, vapa gjithashtu këput shpirtin. Ju bëheni më të hapur e më pranues. Në punë nga viti i ri do të ketë disa të reja.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Takimet e reja verore do të jenë të këndshme për shpirtin tuaj të vetmuar. Një punë e re në ajër, që në shtator.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Çfarë ka më të mirë se një ditë në plazh me miqtë? Puna mund të presë ditë më të ftohta, sigurisht nëse keni mundësi.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Dashuria do të vijë, mjafton të jesh i duruar. Kujdes nga gjuhët që përdorin kolegët tuaj në punë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Dikur një i urtë tha kur nxënësi të jetë gati, mësuesi do të jetë aty", a është kështu edhe me dashurinë?
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Ndjenjat tuaja kanë nevojë për një shkundje, ndoshta një takim të ri. Në punë lajmet nuk do të vonojnë të vijnë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Ekziston një vijë e hollë midis miqësisë dhe dashurisë, ndoshta ju jeni gati ta kapërceni atë. Puna paraqet vështirësi stresuese për ju.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
A jeni gati për këto ditë? Janë festive. Do të bëni takime të reja të papritura. Puna do të përmirësohet, por sado që të duket shabllon, kjo arrihet vetëm me vullnet.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Gjërat ndryshojnë, dhe ju ndryshoni me to, edhe dashuria është në të tilla kushte. Puna, megjithatë, është gjithmonë e njëjta rutinë. Vallë, a jeni të gatshëm ta ndryshoni?
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Kohët e fundit nuk ka alternativa, ndjenjat janë sa të rralla, aq edhe të cekëta. Puna do të rikthehet me kapacitet të plotë rreth shtatorit.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Dashuria duket të jetë me ritme sloë motion, por ëndrrat nuk presin askënd. Puna në shtator do të pësojë një kthesë vendimtare.