A ka Koreja e Veriut kapacitetin
për të ndërtuar bombë hidrogjen?

A ka Koreja e Veriut kapacitetin<br />për të ndërtuar bombë hidrogjen?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë thënë se do të jenë të bashkuar në reagimin e tyre ndaj pretendimit të Koresë së Veriut se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen.

Televizioni shtetëror i vendit komunist njoftoi se ka kryer me sukses testin të mërkurën dhe nëse konfirmohet kjo do të jetë provë e saj e katërt bërthamore, dhe e para me një bombë kaq të fuqishme.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjithashtu ka rënë dakord për të filluar hartimin e masave të reja kundër Koresë së Veriut. Por skepticizmi mbetet mbi atë që njoftoi vendi komunist. Ai e ka Koreja e Veriut kapacitetin për të ndërtuar këtë lloj bombe?

Ekspertët pranojnë se një lloj shpërthimi i njëjtë u zhvillua edhe në vitin 2013, por ata thonë se ata nuk kanë asgjë gati për ndërtimin e një bombe me hidrogjen.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, SHBA Josh Earnest, tha analiza fillestare që u bë, bie në kundërshtim me deklaratat e Koresë së Veriut, sipas së cilave ajo ka kryer me sukses testin e parë të bombës me hidrogjen.

Bomba me hidrogjen quhet ndryshe edhe bombë termobërthamore. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro