A ka kryer ndërhyrje estetike? Hygerta Sako tregon ‘sekretin’ e rinisë së saj: Do të dukesha shumë më e re nëse s’do të pija cigare

A ka kryer ndërhyrje estetike? Hygerta Sako tregon ‘sekretin’ e rinisë së saj: Do të dukesha shumë më e re nëse s’do të pija cigare

Hygerta Sako

Ish-Missi dhe moderatorja Hygerta Sako, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar sekretin e rinisë së saj.

Gjatë intervistës Hygerta ka thënë se kujdeset shumë për imazhin e saj, duke theksuar se nuk ka kryer ndërhyrje estetike.

“Kujdesin ndaj vetes nuk e kursej, ndërsa ndërhyrjeve estetike u trembem se mund të më shndërrojnë dhe të më japin efekte të padëshiruara”, tha Hygerta Sako.

Përsa i përket estetikës së gojës Hygerta shprehet se as dhëmbët nuk i ka zbardhuar asnjëherë për shkak të efekteve negative që mund të japin në të ardhmen.

 “Unë kam akoma dhëmbët e mi origjinalë, nuk i kam prekur asnjëherë, madje nuk i kam zbardhuar ndonjëherë pikërisht për këtë arsye sepse kam frikë që nesër, pasnesër, nuk e di se çfarë efekti mund të më japin kështu që mund t’i prish punë vetes dhe mund ta shëmtoj veten time më shumë, shtoi ajo.

“Unë mundohem të mirëmbaj këtë lëkurë që kam. Fatmirësisht i ngjaj sime mëje e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili. Nuk ka pikën e rrudhës, dhe unë kam fatmirësisht lëkurën e saj,” theksoi Hygerta.

Sako nuk nguroi të zbulonte edhe vesin e saj të keq, cigaren, ku theksoi se nëse nuk do ta konsumonte do të dukej akoma më e re.

“Përpiqem që mos të abuzoj, të bëj një jetë të shëndetshme, të ha shëndetshëm, të bëj gjumin aq orë sa më duhet, alkool nuk fus në gojë. Me cigaren kam pak problem, kam përshtypjen do të dukesha shumë më e re nëse nuk do ta kisha pirë ndonjëherë edhe cigaren, por atë e kam defekt dhe mesa duket nuk do të heq dorë ende. Përveç kësaj nuk kam asnjë lloj vesi”  u shpreh ish-misi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion