A ka Rusia një “armë misterioze”,
që kërcënon marinën amerikane?

A ka Rusia një “armë misterioze”,<br />që kërcënon marinën amerikane?
A ka Rusia një “armë misterioze” për të kërcënuar gjithë Marinën amerikane?

Mediat në Rusi thonë se ushtria ruse ka krijuar një teknologji të aftë për të neutralizuar avionët, anijet dhe raketat e kundërshtarit brënda një rrezeje prej 5.000 kilometrash.

Lajmi i njoftuar fillimisht nga agjencia e lajmeve Vesti më 14 prill, tha se një avion luftarak rus kishte testuar me sukses paisjen e zhurmimit elektronik ndaj destrojerit amerikane Donald Cook në Detin e Zi.

Në njoftim citoheshin edhe burime anonime ruse, që thoshin se teknologjia në fjalë mund të paralizonte gjithë marinën amerikane.

Eshtë e vërtetë që një avion rus në Detin e Zi iu afrua mjetit destrojerit Donald Cook në vitin 2014, por zyrtarët e SHBA thonë se hollësite e këtij incidenti nuk janë paraqitur saktë në raportin e agjencisë së lajmeve Vesti dhe shumë prej lajmeve të paraqitura aty janë të fabrikuara. Analistët amerikanë lënë të kuptohet se zyrtarët rusë mund të kenë sajuar këtë histori për të fshehur dobësitë e ushtrisë së tyre.

“ Pretendimet e Rusisë për paralizimin e destrojerit Donald Cook janë të rreme”, - tha Jorge Benitez, drejtor i “ NATOSource”dhe bashkëpunetor i lartë në Qëndrën Brent Scoëcroft të Keshillit Atlantik për Sigurinë Ndërkombëtare. “ Avioni luftarak rus ishte i paarmatosur dhe nuk ka dëshmi që ta ketë dëmtuar anijen amerikane”, tha ai.

Ndërkohë gjatë incidentit,një avion rus Su- 24 iu afrua destrojerit Donald Cook rreth 300 metra për rreth 90 minuta. Një video e filmuar nga anija tregonte se avioni rus nuk kishte armatime nën krahë dhe as paisje të tjera të vendosura jashtë trupit të domosdoshëm për të përdorur zhurmimin elektronik që Vesti pretendon se është përdorur kundër destrojerit.

Edhe vetë Marina amerikane tha se nuk ka pasur dëmtime të destrojerit.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin