A ka shenja për fundin e pandemisë së koronavirusit?

A ka shenja për fundin e pandemisë së koronavirusit?

Foto ilustruese

Me fillimin e pranverës edhe durimi tek shumë njerëz ka një fund: Ata duan një perspektivë, se kur do të shfuqizohet lockdown-i gradualisht, kur do të mund të vaksinohen dhe kur do të marrë fund kjo pandemi.

Diskutime të tilla morën hov edhe nga fjalët që qarkulluan, sikur OBSH pret një fund të shpejtë të pandemisë së koronavirusit. Drejtori i OBSH-së për Europën, belgu Hans Henri Kluge, në një intervistë për radion daneze citohet të ketë thënë, se për pak muaj do të jetë përballuar pandemia".

Por vetë drejtori i OBSH-së thotë, se e kanë keqkuptuar. Pas debatesh të ashpra në qarqet e ekspertëve dhe në rrjetet sociale, Kluge bëri të qartë për televizionin gjerman ZDF, se ai "nuk e ka thënë kurrë këtë”. Ai thekson, se ajo që ka thënë është, se askush nuk mund të parashikojë, se kur do të jetë përballuar pandemia.

"Do të thoja – si një hipotezë analize – se në fillim të 2022 ne do ta kemi lënë pas pandeminë", sqaron më tej drejtori, por Kluge thotë në ZDF, se beson, që nuk do të jenë më të nevojshme masat e bezdishme.

Virologët gjermanë paralajmërojnë të mos zbuten masat kufizuese

Në qarqet shkencore citati i drejtorit të OBSH-së, Kluge, shkaktoi habi. Në twitter virologu gjerman Christian Drosten nga Charité në Berlin i hodhi poshtë të gjitha hamendësimet, se virusi është dobësuar: "Jo, ndërkohë nuk ka shenja dobësimi tek asnjëri nga mutacionet e njohura. Ky do të ishte vetëm një spekulim", thotë Drosten.

Virologu i Charité-së në fillim të janarit në një podcast për radion NDR shpjegoi, se do të zgjasë shumë derisa virusi të bëhet endemik, pra që ai do të mbetet si virus, por mund të shfaqet i lokalizuar.

Më 2021 gjendja me koronavirusin mund të bëhet edhe më e rrezikshme, tha për revistën „Spiegel" virologu i Charité-së.

Edhe epidemiologu Karl Lauterbach mendon ngjashëm dhe i paralajmëron politikanët që te mos nxitojnë me zbutjen e masave. Kryeministri i bavarisë në radion Bayrische Rundfunk duke iu referuar konsultimit mes landeve dhe federatës tha, se tani nuk duhet të biem në një lloj „dehje për hapjen".

Tendenca e shifrave të infeksioneve

Numri i infeksioneve të konfirmuara me SARS CoV-2 në fund të shkurtit në mbarë botën ishte rreth 114 milionë.

Rreth 2,5 milionë të infektuar kanë humbur jetën, mbi 64,4 milionë janë shëruar.

Parë në shifra absolute këto të dhëna janë tronditëse dhe në vende të veçanta virusi po vazhdon të bëjë kërdinë. Kësaj i shtohet edhe shqetësimi i krijuar prej mutacioneve që përshpejtojnë një valë të tretë.

Por parë në planin global po vërehet një lloj çtensionimi befasues. Sipas OBSH-së në mbarë botën shifrat e infeksioneve që prej dy muajsh po bien dukshëm, madje qartazi më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Në mes të janarit çdo ditë infektoheshin 700.000 vetë, ndërkohë infektohen diçka më shumë se gjysma. Edhe numri i vdekjeve me ose prej COVID-19 brrenda një muaji pothuajse është përgjysmuar.

Sado me kujdes Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i konsideroi shifrat në rënie si një „shenjë shprese": „Kjo tendencë na kujton, se edhe pse ne sot diskutojmë për vaksinat, COVID-19 me masat e provuara të shëndetit publik mund të mposhtet dhe të mbahet nën kontroll një virus. Në fakt kjo është pikërisht ajo që kanë bërë shumë vende."

Përse bien shifrat e infeksioneve në mbarë botën?

Ka mjaft arsye që përmenden për rënien e dukshme të numrit global të infeksioneve që përdoren si argumenta për qasjen e mëtejshme. E qartë është se kjo nuk ka të bëjë vetëm me vaksinën, sepse deri tani është vaksinuar vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale.

Sigurisht që rregullat e distancës dhe të higjenës në shumë vende japin efekt. Kjo bën që të mund të fillojë ngadalë zbutja e masave për ndalimin e kontakteve.

Në disa vende si SHBA apo në Brazil ndërkohë janë infektuar shumë njerëz, gjë që ka bërë që të avancojë imunizimi bazë i popullsisë. Me një mënyrë me shumë humbje në SHBA gradualisht po krijohet një lloj imuniteti i tufës, nëse mbledh së bashku rastet e reja të regjistruara dhe shifrën e hamendësuar të rasteve të paregjistruara.

Disa studiues janë të mendimit, se koronavirusi në një afat të mesëm përmes mutacioneve do të dobësohet, edhe pse tani për tani një parashikim i tillë mund të duket si i çuditshëm.

Ne me stë shkurtit studiuesit në SHBA në universitetet e Atlantës dhe Pensilvanisë nën drejtimin e biologes Jennie Lavine botuan në revistën shkencore Science një studim që tërhoqi shumë vëmendjen. Në të ato parashikonin, që mutacionet shumë shpejt do të bëhen „endemike", pra duke mbetur të lokalizuara. Në këtë mënyrë virusi do të humbasë vrullin e infektimit dhe po ashtu vaksinimi do ta përshpejtojë këtë proces.

Edhe pandemitë e gripit janë zhdukur papritur. Këtë parashikim e konfirmon edhe epidemiologu Klaus Stöhr, i cili ka drejtuar programin e OBSH-së Global-Influenza dhe ka qenë atje koordinator i studimeve shkencorre për SARS. Përvojat me gripin në të kaluarën, sipas Stöhr kanë treguar qartë, se ecuria e infeksioneve me shumë gjasë mund të bjerë papritur.

Gjatë pandemisë së gripit të rëndë aziatik më 1957, prej nga humbën jetën deri në katër milion njerëz si dhe gripit të Hongkongut më 1968 me rreth tre milionë të vdekur, gripi u zhduk shpejt dhe papritur, ashtu siç edhe u shfaq.

Gjatë valës së dytë të gripit spanjoll pas fundit të Luftës së Parë Botërore pati më shumë viktima. Gjatë kësaj pandemie në vitet 1918/19 dhe 1920 mendohet se kanë humbur jetën mbi 50 milionë njerëz. Vala e tretë u shua shumë shpejt, por virusi mbeti. Edhe sot virusi H1N1shfaqet në formë të dobësuar gjatë një gripi të zakonshëm.

A do të jetë koronavirusi një mysafir i përhershëm pa qeder?

Një ecuri të ngjashme mund të ketë edhe virusi SARS-CoV-2: Me gjasë koronavirusi do të mbetet dhe do të shfaqet vetëm i lokalizuar. Nëse ai dobësohet prej mutacioneve, humbet edhe efektin shkatërrimtar.

Derisa të arrihet konsolidimi i tendencës positive globale, do të duhet të përballohet situata e vështirë mes kufizimit të kontakteve dhe zbutjes së mundshmë të masave kufizuese./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja