A ka vdekur me të vërtetë
ambasadori rus Andrei Karlov? 

A ka vdekur me të vërtetë<br />ambasadori rus Andrei Karlov? 
Ambasadori rus Andrei Karlov nuk ka vdekur mbrëmjen e djeshme.

Kështu shkruajnë disa media, sipas të cilave vrasja ishte organizuar për të ushtruar më shumë presion mbi tensionet që po përballet Rusia, Turqia, NATO dhe Siria e shkatërruar nga lufta. Një tjetër pistë dyshimi është edhe acarimi i marrëdhënieve turko- ruse.  

Për këtë arsye shumë persona kanë shqyrtuar me vëmendje videon e ekzekutimit.
Një grup ekspertësh kanë analizuar të shtënat dhe sipas tyre ato janë shumë ‘boshe’. Gjithashtu në video nuk ka të zhurmë gëzhojash duke rënë në tokë pas të shtënave, e kjo sipas tyre është diçka jo normale pasi në një dhomë akustike të hapur dhe pa zhurma të tjera përreth mund të dëgjohen shumë lehtësisht.

Gjithashtu, nuk është vënë re asnjë shenjë gjaku, të paktën sipas analizës së videos së publikuar nga disa media.
Edhe fotot e publikuara me rezolucion të lartë të marrë nga fotografët në vendin e ngjarjes janë një tjetër pikë që të bën të dyshosh. Lind pyetja: Si mundet të fotografosh kur në sallë shkrepen armët?

Për këtë arsye, vrasja e ambasadorit rus, e cila bëri shumë bujë në të gjithë botën dyshohet se ka qenë një inskenim, arsyet e së cilës nuk bëhen të ditura. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023