A mund të jemi të gjithë gazetarë? 

A mund të jemi të gjithë gazetarë? 
Ka një tendencë kohët e fundit, e sidomos në median online, të cilat janë përhapur si kërpudhat pas shiut, që çdo gjë iu del përpara ta bëjnë lajm. 

Të nderuar, mos e ngatërroni profesionin e gazetarit me një publikim që bëni ju në rrjetet sociale. 

E nisa këtë shkrim pasi në rrjetet sociale mbytesh nga titujt e mediave online që bëjnë “lajme” nga më idiotet.
 
Fillojmë me letrën e famshme të gjyshes së Mark Zuckerberg, e cila sipas këtyre paçavureve që ne iu themi media, kishte gjetur shpëtim nga një shqiptare. Kjo vazhdoi me një prishje kolektive të të gjitha portalet. 

E kështu vazhdojmë me historitë e tjera. Shumë i referohen personazheve të veçantë si Olti Curri, apo emra të tjerë. Më falni, nuk kam asgjë me ta, por nuk mund të jenë burim për një lajm. 

Pa marrë parasysh se cenojnë privatësinë, një foto apo shkrim që një individ e publikon në rrjetet sociale, për pak minuta e gjen të botuar si “scoop” në këto portale.
 
Të etur për të marrë klikime, këto portale hiena titujt kryesor i kanë: E admirueshme, i riu nga Tirana i ble atlete të pastrehuht…; Si të mësoni të bëni seks…; Ja rrëfimi tronditës… etj. 

Pak për shembujt e mësipërm. I pari, i shoqëruar edhe me dy foto nuk është aspak i vërtetë. Ai që ka pak njohuri, apo që merret çdo ditë me lajme i kupton se ato foto i përkasin një realiteti tjetër. Ato foto janë shkrepur në Athinë, para tre vitesh, koha e krizës ekonomike. Nuk është realitet shqiptar, që për hir të së vërtetës është akoma më i hidhur. Por ky shkrim vazhdon si virus në portalet e tjera, që në disa ditë të veçanta mallkoj Larry Tesler që e shpiku “Copy Paste-n”. 

Sa i përket lajmeve të seksit.
 
Kush më thotë, kemi ngelur ne të mësojmë njerëzit se si bëhet seksi? Që kur ka lindur njerëzimi, nuk ka ditur askush të bëj seks e tani jemi ne që do t’ju japim leksion? Fali o Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë!

Vazhdojmë me shembullin e tretë: “Rrëfimet tronditëse…”. E nisur nga kureshtja, ti klikon për të lexuar atë që ka thënë X, për një ngjarje që ka ngjallur reagim. Po çfarë të lexosh? Vetëm ujëra, e asgjë në lidhje me titullin. 

Që nga dita e parë e universitetit, ruaj me fanatizëm ato leksione që kam marrë nga profesorët e mi të nderuar. I lexoj herë pas here. E di, nuk të bën shkolla gazetar po ama të formon.
 
Të dashur kolegë, ju lutem hidhini një sy atyre që keni mësuar.
 
Mos binin nën presionin e eprorëve tuaj, kjo që po bëni nuk është gazetari!
 
Është turp për ju!
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit