A mund ta anulojë 30 qershorin Meta? Balla: Antikushtetuese, nuk e fantazon as Kujtim Gjuzi

Një ditë pas protestës së 7-të kombëtare të opozitës, numri sy i socialistëve Taulant Balla thotë se mjetet shpërthyese që u përdorën nga manifestuesit, dolën nga selia e PD-së.

"Nuk ka asnjë dyshim se personat e dhunshëm, me këpuça të zinj, janë inspiruar, janë urdhëruar, janë pajisur me mjete shpërthyese terrori në zyrat e Partisë Demokratike." ka thënë Balla.

Po a ka mbaruar koha e dialogut tani që Edi Rama nuk i shkruan më letra Bashës por ka nisur turin elektoral?

 "Ju të gjithë jeni dëshmitarë të një lutjeje institucionale nga ana e kryeministrit Rama për të gjetur gjuhën e dialogut. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen sipas standardeve dhe për këtë ju garantoj. Ne vijojmë të shprehim disponibilitetin tonë për dialog."

Socialistët e përjashtojnë mundësinë që Ilir Meta të anulojë në mënyrë të njëanshme dekretin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor.

 "Për këtë akt antikushtetues pyesni institucionin në fjalë. Nuk mund të shprehem dot për akte që nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e Kushtetutës akoma më e papranueshme. Kështu që nuk flas dot për veprime që nuk i kap dot as imagjinata e askujt, ndoshta as e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzi" është shprehur Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë