A mund të rikthehet koronavirusi sërish në shtator? Përgjigjen mjekët shqiptarë nga Italia e Spanja

A mund të rikthehet koronavirusi sërish në shtator? Përgjigjen mjekët shqiptarë nga Italia e Spanja

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report TV, ishin të ftuar në një lidhje Skype, mjeku shqiptar Kita Sallabandra nga Madridi dhe Shpëtim Baçi nga Parma. Të dy mjekët folën mbi situatën aktuale që paraqitet në Spanjë dhe Itali. Sipas tyre pandemia është në ulje dhe virusi ka mundësi rikthimi në pranverë.

Sallabandra u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur afro 300 vdekje totale:

“Raporti i numrit të shëruarve në krahasim me numrin e të infektuarve është më i madh. Mendoj se me  ardhjen e verës do të përmirësohet më tepër, duke menduar masat e lehtësimit. Qeveria ka parashikuar  masat me 4 faza. Besojmë në mesë të qershorit do kemi një kthim në normalitet. Ndërsa nuk ka kaluar ende trauma te njerëzit...por janë bërë koshient në marrjen masave. Pas verës ndoshta kemi nje rikthim të virusit”, përfundoi Sallabandra.

Ndërsa mjeku Shpëtim Baçi theksoi se kryesisht në Parma numri i të sëmurëve është ulur përveç Lombardisë ku janë shënuar mbi 300 persona të vdekur.

“Pas datës 4 Maj do rihapen disa biznese ndërsa në zonën e Parmës nuk është e lehtë çdo gjë do vazhdon me masa. Problemi është të transportet publike, apo vendet me mbipopullim siç janë shkollat që janë shtyrë për në shtator. Në Itali janë 28 mijë të vdekur për 2 muaj. Të cilët shumica kanë qenë me sëmundje shoqëruese”, u shpreh Baçi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerti: 29/04/2020 23:47

    Po pse iku virusi qe do kthehet ne shtator??? Virusi do jet dhe do vazhdoje dhe gjate veres deri sa te gjehet vaksina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja