A mundet Navalny ta rrëzojë Vladimir Putin nga pushteti?

A mundet Navalny ta rrëzojë Vladimir Putin nga pushteti?

Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate”

Ekzistojnë padyshim 2 momente gjatë shekullit të kaluar kur një “ortek” ngjarjesh ndryshoi  regjimin politik në Rusi. Në vitin 1917, Revolucioni Bolshevik rrëzoi monarkinë e vendit. Ndërsa në vitin 1991, një grusht shteti i dështuar nga fanatikët marksistë-leninistë kundër reformatorit Mikhail Gorbachev, përshpejtoi kolapsin e Bashkimit Sovjetik.

A po paralajmëron një tjetër ndryshim të regjimit vala e protestave që kanë përfshirë Rusinë javët e fundit? Nuk ka të ngjarë. Sigurisht, në dallim nga protestat që e tronditën Rusinë në vitet 2011-2012 në përgjigje të mandatit të tretë të Vladimir Putinit si president, lëvizja e sotme protestuese ka në krye një udhëheqës karizmatik dhe simpatik.

Alexei Navalny ka qenë për vite me radhë një aktivist i pamëshirshëm anti-korrupsion. Kur u arrestua muajin e kaluar, ai sapo ishte rikthyer nga Gjermania, ku qëndroi për disa muaj për të marrë veten nga helmimin me agjentin nervor të preferuar të Kremlinit, Noviçvok, për të vazhduar përballjen me regjimin e Putinit.

Por, ndryshe nga muzgu i carëve dhe sovjetikëve, regjimi i Putinit nuk është as i ngathët dhe as i lëkundur. Putini e ka kaluar dekadën e fundit duke konsoliduar një shtet policor, dhe ai është i përgatitur që të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të ruajtur pushtetin e tij. Udhëheqësi që pushtoi Ukrainën dhe aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në 2014, për të forcuar popullaritetin e tij në mesin e rusëve, dhe që ndryshoi vitin e kaluar Kushtetutën,që të kishte mundësi të qëndronte president deri në vdekje, nuk do të detyrohet të heqë dorë nga pushteti nga një lëvizje e protestuesve të fundjavave.

E megjithatë, ka diçka të tepruar, madje edhe të paarsyeshme tek shtypja që po i bën Putini Navalny, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tij. Deri tani, policia ka arrestuar mijëra njerëz (përfshirë gazetarë), shpesh duke përdorur taktika brutale. Ndërkohë, qeveria ka bllokuar platformat e mediave sociale, me pretendimin se ato po nxisin trazira.

Ndërkohë, rrjetet televizive të kontrolluara nga Kremlini, transmetojnë pafund histori interesante rreth Putinit, ndërsa po bëhet çdo lloj përpjekje për të diskretituar lëvizjen e protestës. Duke mbyllur qendrën e Moskës, përfshirë transportin publik që të çon në të, qeveria ka shqetësuar jo pak qytetarët, dhe e kë bërë këtë në një mënyrë të tillë që të duket si një faji i Navalny.

Narrativa është se qeveria dëshiron që “banorët paqësorë të qytetit” të jenë në gjendje të bëjnë pazaret e tyre të fundjavës, por janë protestuesit “që shkelin ligjin”, por edhe “terroristët”, që këmbëngulin të prishin jetën“normale” të moskovitëve.

Sipas logjikës së Kremlinit, kur udhëheqësit, gazetarët dhe diplomatët e huaj flasin në mbështetje të opozitës, ata thjesht po dëshmojnë se Navalny është kukulla e një komploti global për ta destabilizuar Rusinë.

Për ta bërë të besueshme këtë tezë, Ministria e Jashtme ruse dëboi ditët e fundit 3 diplomatë evropianë, me akuzën e pjesëmarrjes në tubimet e Navalny, dhe kjo ndodhi në kohën kur përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, po vizitonte Moskën.

Kremlini po e trajton vetë Navalny-n si një armik të shtetit. Seancat gjyqësore farsë ndajtij që prej kthimit nga Gjermania, të kujtojnë gjyqet e Stalinit në vitet 1930, me një ndryshim thelbësor:Navalny nuk po kapitullon para diktatorit,ai vazhdon të rrëfejë“krimet” e tij.

Gjatë seancave të zhvilluara deri më tani, Navalny ka kritikuar paligjshmërinë e shtetit dhe ka denoncuar si të paligjshëm dënimin e tij me gati 3 vjet burg. Për më tepër, Navalny publikoi kohët e fundit ​​një video që u bë virale në rrjet.

Aty ai e akuzonte Putinin për përdorimin e fondeve të siguruara përmes korrupsionit, për të ndërtuar një pallat që kushton mbi 1 miliard dollarësh buzë Detittë Zi. E ndërsa rusët e dinë që udhëheqësit e tyre janë të korruptuar, Navalny ka zbuluar vazhdimisht shkallën marramendëse të pasurive që gjeneron korrupsioni.

Sulmet e Navalny minojnë drejtpërdrejtë pozitat e Vladimir Putin. Ndaj ai duhet të eleminohet. Frika e Putinit shtohet edhe nga mundësia e ndodhjen së një grusht shteti brenda Kremlinit.

Që nga aneksimi i Krimesë, sanksionet perëndimore e kanë dëmtuar rëndë ekonominë ruse, duke nxitur pakënaqësi midis elitave politike të vendit, të cilat dëshirojnë të kenë qasje në llogaritë e tyre bankare zvicerane dhe vilat italiane që kanë në pronësi.

Tani ata mund të kërkojnë ta dëbojnë Putinin nga pushteti, ashtu siç u rrëzua Nikita Khrushchev në vitin 1964. Dhe me sa duket një Putin i poshtëruar, do të ishte shumë më

i lehtë për t’u përmbysur sesa një Putin popullor. Shfaqja e mistikëve ofron prova të mëtejshme se regjimi i Rusisë ka nisur që ta shkatërrojë vetveten.

Grigori Rasputin, një njeri i vetëshpallur i shenjtë, ndihmoi në rrëzimin e monarkisë perandorake. Në vitet 1980, kur perandoria Sovjetike ishte përtej mundësisë për t’u reformuar, psikiatrit televiziv ishin të tërbuar. Sot, shamanët politikë të të gjitha rrymave-nga komunistët tek ata nacionalist – po fitojnë goxha peshë në opinionin publik.

Ata parashikojnë vdekjen e afërt të Putinit, paralajmërojnë një pushtim perëndimor ose kinez, dhe spekulojnë se Navalny është një projekt i shërbimeve sekrete ruse,që tani ka dalë nga kontrolli i tyre.

Madje, disa e kanë interpretuar emrin e Navalny – që përkthehet “largohu” – si një shenjë se ai është i aftë ta rrëzojë Putinizmin. Gjithsesi, siç ka treguar reagimi i Kremlinit ndaj protestave, Putini dhe shteti janë e njëjta gjë. Dhe kjo e bën rrëzimin e tij një skenar veçanërisht të vështirë, të paktën tani për tani.

Shënim: Nina L.Khrushcheva, është profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në “The New School”, dhe bashkëautore e librit “Në gjurmët e Putinit:Kërkimi për shpirtin e një perandorie”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trap Naval: 14/02/2021 20:26

    I rruan bishtin putinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)