Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësinë që ka lënë pezull punën në Komisionin e Reformës Zgjedhore prej 2 vitesh, ku ai kishte përfaqësues zyrtar deputetin e Enkeled Alibeaj.
Basha tha se faktet flasin vetë nëse i kthehemi arkivave në media. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se propozimet nga përfaqësuesit e tij mbi votën e Diasporës, votën elektronike dhe listat e hapura janë bërë që vitin e kaluar. Nga ana tjetër Basha kujtoi se ka bërë dhe disa propozime të tjera, po që sipas tij, Rama i la pezull për hatër të Berishës.
Pyetja: A e ndjeni ju veten përgjegjës për këtë Pazar? Edhe ju e latë 2 vite me përfaqësuesin tuaj Alibeaj pezull komisionin, a jeni dhe ju përgjegjës?
Basha: Faktet siç janë në arkivin e çdo media serioze, që Komisioni Bipartizan i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka propozimet e Partisë Demokratike mbi votimin elektronik, votën e diasporës dhe listat e hapura. Gjithashtu ka disa propozime si heqja e imunitetit dhe granti për Kosovën. Rama për t’i bërë qejfin Berishës i la propozimet në harresë.
Basha tha se sipas tij, Rama bashkë me Berishën bën gjithçka që të mbyllin Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të krijuar pazarin okult 3+3, siç e quan ai.
Basha: Edhe krijuan pazarin okult 3+3 ku do dali pazari për të mbajtur mbyllur listat ditën e premte. Ne kemi bërë gjithçka që tu japim shqiptarëve votën e diasporës, votën elektronike por ata bën gjithçka që ta shkatërronin.
Lajmi kryesor:
‘Pazar me reformën zgjedhore’, Basha: Duan mbylljen e listave! Do ta kalojnë të enjten në Kuvend
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
12.6%
-
Pak
28.9%
-
Shumë pak
58.5%
Vota total: 342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhvillimi i turizmit kërkon më shumë profesionistë! Qeveria orienton të rinjtë drejt arsimit profesional
18 Shtator, 19:59
-
Rama drejt Brukselit, pritet të takohet me kreun e KE Von der Leyen
18 Shtator, 19:56
-
Dosja e SPAK/Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! (Përse shoqatat e mediave heshtin?)
18 Shtator, 19:50
-
Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim
18 Shtator, 19:03
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
18 Shtator, 14:35
-
Spahiu ironizon Berishën: S’mund jesh lider opozite dhe ndërton 18 pallate gjatë qeverisjes Rama
18 Shtator, 14:13
-
Dosja Partizani/ Merret e pandehur edhe financierja Andia Pustina për pastrim parash! SPAK: Ishte mikesha e familjes Berisha dhe Malltezi
18 Shtator, 13:48
-
Dosja Partizani/ Udhëtimi misterioz në Vjenë i Berishës dhe anëtarit të KKP-së Bari Hodaj një muaj para se t'i kthehej prona dhëndrit të ish kryeministrit
18 Shtator, 13:40
-
Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO
18 Shtator, 11:09
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon të paktën 86 mandate, por a do t’i arrijë?
18 Shtator, 10:29