A u kapën vrasësit e 21 janarit? Ja
përgjigjia Ramës për komentuesin

A u kapën vrasësit e 21 janarit? Ja<br />përgjigjia Ramës për komentuesin<br>
Në ambientet e Kryeministrisë është mbajtur ditën e sotme ceremonia në nder të viktimave të 21 janarit.

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e të vrarëve kanë vendosur karafila në vendet ku u vra Ziveri, Faiku, Aleksi dhe Hekurani para 7 vitesh.

Rama ka transmetuar live ceremoninë në rrjetin social Facebook. Shumë nga ndjekësit e tij e kanë komentuar dhe kanë shprehur pakënaqësi. Njëri prej tyre i thotë se nuk janë kapur autorët e vrasjeve dhe kjo ceremoni është e pa vlerë por Kryeministri Rama i përgjigjet me ironi. 

Qytetari që komenton: A u kapen vrasesit e 21 Janarit!? Përndryshe ky perkujtim nuk ka ma vlere. Kjo eshte vec hedhje balte e atyre qe dhan jeten.

Komenti i Edi Ramës: Miqesisht Dionis, shfrytezoje sa me shume ate vend ku je, qe te mesosh te mendosh si duhet. Per te miren tende natyrisht, qe kur te japesh mendime te degjohesh me respekt jo te dukesh sikur s’ke as shkolle e as etike. Gjithe te mirat.

komenti i edi rames

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane