TIRANË - Kryetari i Partisë Republikën Fatmir Mediu thotë se mos menaxhimi në mënyrën e duhur i situatës pas djegies në bllok të mandateve të opozitës, tashmë joparlamentare, e ka çuar vendin në gjendjen e sotme, ku parlamenti dhe ekzekutivi po marrin vendime pa elementin më të rëndësishëm kontrollues, Gjykatën Kushtetuese.
I ftuar në "45 Minuta" në Report Tv, Mediu tha se në parim ishte pro vendimit të daljes nga Parlamenti, por sipas tij gjithçka çedoi nga mos pasja e një "axhende" të qartë për hapat vijues drejt qëllimit final, që ishin zgjedhjet e parakohshme.
"Opozita nuk kishte asnjë lloj mekanizmi për të frenuar veprimet antikushtetuese dhe të paligjshme. Por mënyra e procesimit, edhe për shkak të shkeljeve ligjore që u bënë me zëvendësimin e deputetëve, por edhe të moskonceptimit të hapave të tjera nga ana e opozitës pas djegies së mandateve, ka krijuar këtë situatë, të dëmshme për vendin. Sot Rama ka më shumë se 2/3, ka edhe arsye pse. Sepse ra sistemi kushtetues në Shqipëri. Pushteti gjyqësor ra. Kryeministri pa Gjykatë Kushtetuese thotë që nuk ka më zgjedhje bëhen një herë në 25 vjet. Kush do ta shqyrtojë këtë kur nuk ka gjykatë Kushtetuese, element kontrollues, në rast se çmendet parlamenti, apo nëse unë si kryeministër shpallem mbret, Kushtetuesja të thotë JO ku vendim është nul. Ka tre këmbë godina, kur ra këmba e parë e godinës nuk qëndron mbi dy. Për shkak të mënyrës si është krijuar parlamenti, është kthyer sot në parlament partiak për shkak të sistemit zgjedhor që kemi", tha Mediu.
Megjithatë, ai beson se një proces që mund të sjellë zgjedhjet e parakohshme, është miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.
A është në dorë të Ramës e Bashës 'vulosja' e zgjedhores?! Mediu:Në interesin e opozitës duhet të jetë vedim i përbashkët
Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, diskutimet e përbashkëta mes opozitës parlamentare dhe asaj jashtë Kuvendit për reformën zgjedhore, lënë të hapur mundësinë edhe për ndryshimin ose jo të sistemit përmes listave të hapura. I ftuar në "45 Minuta" në Report Tv, Mediu sqaroi fazën ku ndodhen diskutimet. Sipas tij, hapi i parë është ai i ekspertëve, atyre ndërkombëtare, të opozitës joparlamentare dhe opozitës në Kuvend, niveli i dytë ai i negociatorëve në tryezën politike, dhe i treti, gjykimi politik i draftit të dakordësuar mes palëve.
"Për mua ka rëndësi produkti, nuk ka rëndësi me kë ulem. Nuk e përcaktoj unë se kush është kundërshtari, as kush është në parlament. Kam qenë të ulemi me këdo për ta zgjidhur çështjen. kam qenë deri aty sa të ulemi edhe me Ramën, sepse nuk e përcaktoj unë se kush është kryetari i Partisë Socialiste. Edhe sistemet duhet diskutuar për të arritur në atë që i jep përfaqësim qytetarëve. Edhe deklarata e opozitës në takimin e Këshillit Politik shprehet që është e hapur për të diskutuar cdo lloj cështje për të garantuar parlament kushtetues, si nga zgjedhjet e ndershme edhe tek përfaqësimi i qytetarëve në Kuvend", tha Mediu.
Por kush do të marrë vendimin final për draftin?! A është "maja e piramidës" kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha? Mediu përgjigjet kështu: "Ta injorojmë faktin që Rama dhe Basha kanë vendimmarrjen besoj është gabim".
Megjithatë ai beson se fakti që debati për reformën zgjedhore është i gjerë edhe mes aleatëve të cilët kanë përfaqësim në Këshillin Politik të ngritur për reformën zgjedhore, nuk do të çojë në vendime të pakonsultuara të kryetarit të opozitës së bashkuar joparlamentare, Lulzim Basha.
"Firmën finale e vendos 4-tërshja, por debati nuk do të bëhet vetëm në katërshe, por edhe në këshillin politik. Në interesin e opozitës, mendoj duhet të jetë vendim i përbashkët", u shpreh kreu i Partisë Republikanë përballë gazetarit Denis Minga.
Mediu Gerdecit, po kur ishit ju ne pyshtet me LSI, me 71 deputet nuk kishte pushtet absolut Saliu dhe e poshteroi opoziten ne menyren me fashiste dhe e late Shqiperine si shtet ne shkretetire?Tani qe e shikoni qe humbisni ne cdo zgjedhje thoni se kryeministri ka marre te gjitha pushtetet.Rama eshte ne krye se e zgjedh populli dhe se ska me te mire se ai.Jo se ai po ben mrekullira ,qe ka dhe gabime por ju dhe keni vrare prandaj nuk ju beson njeri.Opozita do vije ne pushtet kur te ikni ju te akuzuarit per krim shteteror dhe te vije rinia e paster dhe e paperlyer
PërgjigjuPerse nuk ngrejte zerin e thoje qe po shkojme ne nje rruge pa kryje.. Ik re legen se keni mar ne qaf ket vend gjithe keto vite
Përgjigju