"A1Report!" sezoni nis me studio
të re e programacion të pasu

të re e programacion të pasu">
TIRANË - Që prej ditës së sotme (e shtunë 7 shtator), studioja e lajmeve e televizionit “A1Report!” nis me një imazh të ri. Të gjithë teleshikuesit do të kenë mundësi të shohin një mjedis me pamje të re, prej nga ku do të serviren informacionet,  por edhe prej nga ku do të priten të ftuarit e ditës.
 
Gjithashtu,  ajo që bie në sy, është ndryshimi i ngjyrave:  Më parë mbizotëronte e kuqja, ndërsa tani, jeshilja dhe ngjyrat komplementare të saj.

Drejtori i televizionit “A1Report!”, Ilir Babaramo, tha: “ Sezonin e ri televiziv, televizioni ynë “A1Report!” e nis me një përmbysje totale të imazhit, me një ndryshim rrënjësor të tij. Mund të them se të gjitha studiot e emisioneve, përfshirë edhe studion e edicionit të lajmeve, janë tërësisht të reja. Po ashtu, edhe aspekti grafik, siglat, gjithça e grafikës së televizionit është totalisht e re.

Por, për të qënë i sinqertë, do të thoja se sa më shumë kemi ndryshuar në formë, thelbi ka qëndruar po i njejti. Ka qëndruar po i njejti nëse kihet parasysh se ADN-ja e televizionit tonë është informacioni, informacioni i transmetuar në kohë reale.

Në këtë sezon,"- përfundoi Babaramo, - "ne do të përdorim teknologjitë më të fundit, teknologjitë më bashkëkohore që i mundësojnë shikuesve tanë të ndjekin ngjarjet në të gjithë dimensionin e tyre, në të gjitha përmasat e tyre dhe në kohë reale gjithashtu." 

Këto janë vetëm disa risi estetike,  pasi në të vërtetë, përmbajtja e programacionit në “A1Report!” ka pësuar transformim të madh. Në këtë sezon të ri pritet fillimi i një sërë emisioneve të reja, por edhe i personazheve të rinj, që do t’i  japin një frymë të re, medias vizive në Shqipëri.

studio e re
(Në foto: Studioja e re e televizionit, ku tani mbizotëron ngjyra jeshile)

ilir babaramo
 (Në foto: Drejtori i televizionit "A1Report!", Ilir Babaramo)

Redaksia online
(Luljeta Ndoka/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit