A1Report zbardh padinë, Doshi i
kërkon Brahos 1 Lek për shpifjen
PDF/ Ja padia  në Gjykatën e Lartë

A1Report zbardh padinë, Doshi i<br />kërkon Brahos 1 Lek për shpifjen<br />PDF/ Ja padia  në Gjykatën e Lartë
TIRANE - Me padinë për shpifje drejtuar Gjykatës së Lartë deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi kërkon nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dëmshpërblimin në vlerën e 1 Leku.

A1Report ka siguruar një kopje të padisë depozituar nga Doshi më 3 mars, teksa kërkon që Braho të gjykohet për veprën penale “të shpifjes” të bërë botërisht dhe të deklarohet fajtor.

“Deklarimet e deputetit Braho në konferencën e shtypit më 25 mars pak minuta para se të niste mbledhja e Këshillit të Mandateve se raporti mjekësorë i depozituar nga unë ishte i falsifikuar, i konsideroj shpifje”, shprehet Doshi në kërkesë padi.

Për këtë padi Gjykata e Lartë me short ka caktuar Kolegjin Penal të përbërë nga relator Artan Zeneli dhe anëtarët Medi Bici, Arjana Fullani, Mirela Fana, Andi Çeliku.

Më 23 Mars të këtij viti, deputeti i përjashtuar nga PS nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij, por dorëzoi një raport mjekësor ku pretendonte se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Por dy ditë më pas, Spartak Braho do të deklaronte se Doshi ka paraqitur raport të falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve