Niveli i kredive me probleme u ul lehtë gjatë muajit Gusht në nivelin 21%, nga 21.1% që pati qenë në fund të muajit Korrik. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave ky tregues ngelet në nivele të qëndrueshme, në pritje të efekteve të mëtejshme nga masat e shumta të ndërmarra gjatë viteve të fundit.
Sipas ekspertëve të sistemit bankar, ulja e kredive me probleme gjatë muajve të fundit ka ardhur kryesisht nga fshirja e kredive të humbura dhe pa shpresë kthimi, proces i nxitur nga ndryshimet rregullatore të miratuara nga Banka e Shqipërisë.
Nevoja për të ulur më tej kreditë me probleme ngelet një sfidë për bankat tregtare dhe autoritetin mbikëqyrës. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar marrjen e masave të tjera për të sjellë një ulje të qëndrueshme të nivelit të kredive me probleme. Pjesë e masave ka qenë edhe rishikimi i ligjit të falimentit, që pritet të diskutohet në Kuvend gjatë javëve të ardhshme.
Stabilizimi i gjendjes së kredive me probleme sidoqoftë është reflektuar qartë në rezultatet financiare të sistemit bankar. Për 8mujorin, fitimi i përbashkët i 16 bankave të sistemit arriti vlerën e 11 miliardë lekëve, në rritje të mëtejshme nga niveli 9.8 miliardë lekë i 7mujorit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fitimi i sistemit është rritur me 55%.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com