AAK: Hedhja e gazit lotsjellës në
sallë, është e keqja më e vogël

AAK: Hedhja e gazit lotsjellës në<br />sallë, është e keqja më e vogël
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar hedhjen e gazit lotsjellës në seancën plenare të Parlamentit të Kosovës si një e keqe më e vogël.

Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, AAK ka thënë se gazi lotsjellës është e keqja më e vogël në krahasim me, siç e quan maskaradën e votimit për president.

Ndërsa për arrestimin e Bali Muharremit, AAK thotë se kjo nuk do ta zmbrapsë as AAK’në as opozitën e bashkuar.

Ja Komunikata e plotë e AAK-së
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, është e keqja më e vogël në krahasim me atë që po provon të bëjë pushteti me maskaradën e votimit për president.
Edhe deputetët e AAK-së janë pjesë e këtij aksioni dhe ata vlerësojnë se më mirë është të përballen me masat juridike të hedhjes së gazit, se sa të përballen me një vendim që do ta çojë vendin në një situatë krize të përgjithshme e me pasoja shumë më të mëdha.
Kemi parë që policia e ka arrestuar deputetin Bali Muharremin, por kjo nuk do ta zmbrapsë as AAK-në e as Opozitën e Bashkuar, nga kauza e drejtë e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni