Departamenti i Sundimit të Ligjit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (DSL i AAK-së) kërkon krijimin e një Agjencie, që do të merret me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas Agjencisë KosovaPress, ky shqetësim për AAK-në vjen pas publikimit të Raportit të Progresit, ku thuhet se me shqetësim kanë vërejtur se Raporti i Progresit për Kosovën, në vitin 2014, nënvizon ngurrimin e agjencive të zbatimit të ligjit për të filluar hetimet financiare, si dhe mungesën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Po ashtu, shqetësuese për AAK-në është edhe nënvizimi i mungesës së ekspertizës tek institucionet e drejtësisë për të luftuar krimin e organizuar, si trafikimin me narkotikë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. "Institucionet e Kosovës, gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, duhet të investojnë fuqishëm në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe buxhetore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të reformojnë sistemin e prokurimit publik", thuhet në njoftimin e kësaj partie.
"DSL i AAK-së vlerëson se është i domosdoshëm krijimi i Agjencisë për Lufën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (ALKOK). Ky mekanizëm i qëndrueshëm dhe i përhershëm, i specializuar për të luftuar këto dukuri, duhet të jetë brenda sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, por të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të duhej të ketë emër të ngjashëm - Policia ALKOK, si dhe në sistemin gjyqësor - Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e ALKOK", thuhet në njoftimin e tyre.
ATSH
/Shqiptarja.com