Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj diskutuan të hënën në Prishtinë mbi pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Sipas një njoftimi për mediat, Haradinaj shprehu vlerësimin e tij për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes për Rindërtimin e Gazës me ftesë të presidentit Donald Trump.

“Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim” tha Haradinaj.

Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet e Ballkanit që me ftesë të Presidentit Trump i janë bashkuar nismës së kreut të Shtëpisë së Bardhë për zgjidhjen e konflikteve.