AAK: Qeveria e Kosovës dështoi në
mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

AAK: Qeveria e Kosovës dështoi në<br />mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe vendeve të Trashëgimisë Kulturore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ka dështuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Sipas AAK-së Kosova është një vend i pasur me vlera të trashëgimisë kulturore, që dëshmojnë identitetin e saj të lashtë, por sipas saj këto vlera po rrezikohen në masë të madhe nga mungesa e ruajtjes dhe mbrojtjes se tyre.

“Sot kur e gjithë bota e shënon këtë ditë, Kosova ende nuk ka mundur të shpallë në mbrojtje të përhershme ligjore asnjë pronë të trashëgimisë kulturore. Edhe pse Kosova ka arritur të kompletojë kornizën ligjore, që ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, e cila në përgjithësi është në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare, mosimplemetimi i ligjeve në fuqi, ka bëre që një numër i madh i objekteve me vlera të mëdha, janë zhdukur dhe janë në proces të zhdukjes”, thuhet në një kumtes për media nga AAK-ja.

Për AAK-në rasti i qytetit të Prizrenit, është një shembull tipik që dëshmon qartë dështimin e institucione ve të shtetit në fuqizimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, pasi që degradimi i vlerave të Qendrës Historike të qytetit ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të kornizës ligjore nga të dyja nivelet e qeverisjes, nga ai qendrore dhe nga ai lokal.

Andaj, Departamenti për Kulturë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, rekomandon që të ndërmerren këta hapa: Hartimi i Planit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore; Përgatitja e Strategjisë për zbatim të konservimit të integruar të trashëgimisë kulturore; Shpallja e pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme; Shënimi i Monumenteve në Agjencionin Kadastral të Kosovës; Prezantimi i Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Planet Hapësinore; Ngritja e kapaciteteve dhe rritja e buxhetit për trashëgimi kulturore Inicimi i procedurave për ratifikimin e konventave ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore në Kuvendin e Kosovës.

18 prilli, është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe vendeve të Trashëgimisë Kulturore. Kjo ditë është shpallur e tillë nga ICOMOS dhe UNESCO në vitin 1983 dhe që nga ai vit, në të gjitha vendet e botës, në këtë datë vihen në pah dhe promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore të përbashkëta për të gjithë njerëzimin, mbrojtja dhe ruajtja e së cilës kërkon përpjekje të përbashkëta nga të gjitha segmentet e shoqërisë./KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike