Abacus,kompania me seli fantazmë
që fsheh edhe bilancet e veta

Kompania Abacus, që pretendon të bëjë transparencë mbi audiencën e televizioneve në Shqipëri, nuk është transparente as me selinë e saj. Sipas regjistrimit zyrtar pranë QKB-së, adresa ku ndodhet selia e Abacus shpk është:

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 4. Por, në fakt, kur një gazetar i Shqiptarja.com u paraqit atje, një zonjë në recepsionin e kullës ka shpjeguar se kompania Abacus nuk i ka prej kohësh zyrat atje. Zonja nuk ishte në gjendje të shpjegonte se ku ndodhet tani kjo kompani.

Kështu që Abacus, jo vetëm që nuk ka pajisje për të bërë matje të audiencës dhe as staf, por me sa duket nuk ka as edhe një seli zyrtare. Sipas së njejtës logjikë të mungesës së transparencës, Abacus nuk ka dorëzuar në QKB as bilancet e dy viteve të fundit, një detyrim ky i parashikuar nga ligji, ashtu si dhe çdo ndryshim i adresës zyrtare.  

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen