/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama priti dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, i cili kërkoi dje më shumë ndihmë nga Uashingtoni për luftën e gjatë të përbashkët kundër Shetit Islamik.
Irakianët kërkojnë në Uashington, një rritje domethënëse të sulmeve ajrore dhe livrimit të armëve", deklaroi Abadi para se të nisej drejt SHBA-së.
"Ka pasur tashmë një rritje të sulmeve, por ne dëshirojmë më shumë", theksoi ai.
Sulmi i kryer javën e kaluar nga xhihadistët kundër rafinerisë Baïji, më e madhja në vend, që ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Bagdadit, na kujton shkallën e gjerë të detyrës përballë Shtetit Islamik.
"Marrja e qytetit strategjik të Tikritit, njoftuar në fund të muajit mars, ka qenë një etapë e rëndësishme. Por kjo luftë, operacioni më i madh i ndërmarrë nga Bagdadi kundër xhihadistëve në muajin qershor ka qenë shumë e vështirë dhe ka pasur shumë ulje dhe ngritje", sipas një zyrtari të lartë amerikan.

LAJMET MË TË VLERËSUARA