Abazi:Mjekët shkelën kompetencat
do shqyrtojmë kërkesën e Beqajt

TIRANE- Presidenti i “Urdhrit të Mjekut” në një bisedë në studio me gazetaren Erjona Rusi në televizionin “A1 Report” deklaron se dy mjekët, Sami Koçeku dhe Alfred Gega kanë shkelur Kodin e Etikës me deklaratat e tyre bërë për vrasjet e 21 janarit.
 
Ndërsa theksoi se “Urdhri i Mjekut” do të shqyrtojë kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
 
“Është shkleje flagrante, mjeku nuk ka të drejtë të bëjë deklarata, ata nuk janë ekspertë. Nuk i lejohet asnjë lloj deklarim jashtë kompetencave. Kjo është shkelje e Kodit të Etikës. Nuk është ekspert mjeko-ligjor dhe nuk i ka caktyar asnjë njeri të drejtën, nuk i ka drejtuar asnjë Prokurori kërkesën si ekspert. Ai nuk është kompetent”, tha Abazaj.
 
Duke u ndalur tek kërkesa e ministrit Beqaj, kreu i “Urdhrit të Mjekut” tha se “Është si të gjithë ankesat që vijnë nga qytetarët e thjeshtë. Do shqyrohet ankesa pa specifikë të veçantë. Komisioni është i pavarur dhe merr masë të pavarur pavarësisht se kush e dërgon ankesën”, tha Abazaj.

Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD

Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD