TIRANE- Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" nënkryetari i PAD, Eduart Abazi, i cili pas dorëheqjes së Cekës bashkëdrejton partinë me nënkryetarin tjetër Genc Anastasi deri në kongres tha se po shihet mundësia e largimit nga koalicioni me Berishën.

Ai shprehet se PD nuk ka plotësuar pikat e marrëveshjes bashkëqeverisëse dhe për të një zv.ministër dhe Ceka këshilltar janë pak, pasi partia s'ndjehet në koalicion. . Ai tha se baza kërkon largim, dhe kongresi i vjeshtës do vendosë.

"Jemi duke mbyllur mbledhjet për zgjedhjen e strukturave e forumeve drejtuese nëpër rrethe, prej nga ku do na vijë fryma se si do të jetë vazhdimi i mëtejshëm i qëndrimit në këtë koalicion, apo i vendimeve të reja të fundit, Asambleja dhe kongresi i Aleancës Demokratike që mbahet në vjeshtën e këtij viti"- tha Eduard Abazi
Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com