/ATSH-AFP/ - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të krijonte sa më shpejt një regjim të mbrojtjes ndërkombëtare për popullin palestinez.
"I drejtohem Këshillit të Sigurimit, që më shumë se kurrë është i lutur të vendosë menjëherë dhe sa më shpejt një regjim të mbrojtjes ndërkombëtare për popullin palestinez", deklaroi Abbas, gjatë një takimi special të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB, kërkuar nga palestinezët.