Abbas: Lufta i shkakton sektorit të naftës 50 miliardë dollarë dëme

/ATSH-AFP/ - Sektorët e naftës, gazit dhe të minierave në Siri kanë pësuar një humbje që i kalon 50 miliardë dollarët, që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011, deklaroi ministri sirian i Energjetikës, cituar sot nga e përditshmja "Al-Watan".
"Sulmet e grupeve terroriste si dhe sulmet ajrore të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër xhihadistëve kanë dëmtuar shumë rëndë infrastrukturën", pohoi Souleimane Abbas.
Ky raport bën me dije më shumë se dyfishin e numrit të publikuar nga qeveria në qershorin e 2014, ndërsa autoritet siriane kishin njoftuar se industritë e naftës dhe gazit kishin pësuar një humbje prej 21,4 miliardë dollarë.
Prodhimi i naftës në Siri ndodhet në kolaps per shkak i embargos së Perëndimit dhe rënies së zonave naftëmbajtëse në duart e luftëtarëve rebelë, të xhihadistëvë të ISIS-it dhe të kurdëve që kanë krijuar një administrim autonom lokal. Para konfliktit, Siria prodhonte më shumë se 380 mijë fuçi në ditë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten