Abdurrahim Buza ose si të shprehesh me gjuhën tënde

Abdurrahim Buza ose si të shprehesh me gjuhën tënde

Abdurrahim Buza

Nga Agim Janina

Ishte i vetmi student i huaj. I ndrojtur hyri më rrugën e artit. Vinte nga larg... shumë larg...
Largësia nuk kishte të bënte me atë gjeografike. Ishte bota, ku ishte rritur e kaluar fëmijërinë. Gjakova e më pas Tirana.
Tashmë ishte në një botë krejt ndryshe. Firence ishte përtej së qeni qytet. Në rrugët e saj shkelte historinë. Leonardo, Mikekanxhelo, Donatelo, Familja Mediçi... Katedralja, Galeria Uffici... Studionte për pikturë. Qyteti Akademia e Artit ishin përtej së qeni magji.
Ishte mirë në vizatim, por ngjyrat e shqetësonin. Shpesh era e vajit të linit dhe terbentinës, e bënin për të vjellë. Ende nuk po mësohej.
E dinte që do ta kalonte. Ajo ç'ka e shqetësonte ishte mënyra se si i hidhte ngjyrat në talajo. Mrekullohej nga pasqyrimi dhe përzjerrja e tyre. 
Gjithë studentët e tjerë pikturonin ndryshe. Ishin më të qetë në kolorit, më të ngrohtë. Ngjyra lokale ishte zotërurese.
Ai shpërthente. Kishte blerë një prizëm dhe si e ngrinte lart, bënte të binin mbi të rrezet e diellit.
Mrekullohej nga zbërthimi spektral. Mahnitej nga kombinimi i ngjyrave. Sa të bukura! Kjo ishte jeta. Piktura. Ato donte t'i fuste në talajo. Ishin ëndrra që donte të plotësonte, jetësonte...
Ndryshe nga të tjerët pëlqente impresionistët francezë. Mbi të gjithë Renuarin. Aq e dëshironte sa një punë të tij e kishte riprodhuar.
Pas seancave të pikturimit, punët vendoseshin njera pas tjetrës dhe profesori i kalonte me rradhë, duke bërë vlerësime apo vërrejtje. Kur ndodhej para punës së tij, tundte kokën me miratim, duke e përgëzuar dhe kalonte tek tjetri.


Por ai nuk ndihej mirë. Kuptonte se ishte ndryshe nga të tjerët. Një ditë iu lut një shoku t'ia rregullonte tablonë, që do paraqisnin të nesërmen.
Dhe e nesërmja erdhi. Në studion e madhe u vendosën me rradhë të gjitha punët e studentëve. Të tijën e vendosi andej nga fundi.
Profesori po kalonte me rradhë të gjitha punët. Ai po priste me ankth. Ç'do ti thoshte? Tani ishte si gjithë të tjerët. Priste që profesori ta lavdëronte.
Ky i fundit iu afrua punës së tij. Qëndroi një çast dhe iu kthye:
- Shumë keq! Kjo nuk është puna juaj. Dhe duke iu drejtuar shokut që e kishte ndihmuar tha, nuk duhej ta ndihmoje. Ai duhej ta bënte vetë natyrën e qetë. Kështu ti ia ke prishur dhe ai nuk është vetvetja, por dikush tjetër. Duhet të jeni origjinalë në atë ç'ka krijoni. Të të vijë turp! 
Dhe duke iu drejtuar atij tha:
- Kurrë mos prano, që dikush të fusë duart në punën tënde. Arti është vetiak. Secili ka vlerë, kur shprehesh ndryshe nga të tjerët. Të jesh ndryshe dhe të shprehesh ndryshe është vlerë. Kurrë mos e harro! Arti del nga shpirti. Kjo është gjuha juaj dhe me të duhet të shpreheni gjithë jetën...
Studenti ishte piktori Abdurrahim Buza, që më pas do të bëhej një zë i veçantë në Artet e Bukura Shqiptare. 
Gjithhë jetën i qendroi këtij mësimi të madh. Të jesh vetvetja!
- He... pse e lehtë është?
- Nëse nuk ia del mbanë...
- Çfarë?!
- Lere që tani.
- Mos më dëno!
- Atëhere, kërko vetveten dhe do ta gjesh... Kush nuk gjen vetveten, nuk gjen asgjë!
- Mirë...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen