Pas përfundimit të fazës së rregullt të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe zyrtarizimit të katër skuadrave pjesëmarrëse në “Final 4”, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve për fazën “Final 4”, bazuar në renditjen përfundimtare të ekipeve në kampionat.

Në përputhje me rregulloren e garës, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Në total, në fazën “Final 4” do të zhvillohen gjashtë ndeshje, që do të përcaktojnë ekipin kampion të sezonit.

Renditja përfundimtare e skuadrave në këtë fazë sipas rregullores do të jetë si më poshtë:

1. Vllaznia 31 pikë

2. Elbasani 31 pikë

3. Egnatia 28 pikë

4. Dinamo City 24 pikë

Kalendari i ndeshjeve të Final 4:

Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00

Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

Egnatia vs Dinamo City, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs Elbasani, 31.05.2026 19:00

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026, duke garantuar një organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit.