Abonetë falas, Bashkia shton numrin e sporteleve

Abonetë falas, Bashkia shton numrin e sporteleve

Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës ka nisur subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët. Sëfundmi Bashkia e Tiranës ka shtuar numrin e sporteleve ku mund të tërhiqen abonetë.

Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat e mëposhtme për pajisjen me Abone Pensionisti: 1. Kioska te Biblioteka Kombëtare, rr. "Luigj Gurakuqi"

2. Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rr. "Muhamed Gjollesha"

3. Kioska te Stacioni i Trenit”, rr. “Reshit Petrela”

4. Kioska te 15 Katëshi, rr. “Urani Pano”

5. Kioska te Brryli, blv “Zhan d’Ark”

6. Kioska pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”

7. Kioska në rr. “Llazi Miho” te stacioni i linjës nr.15 Kombinat-Kinostudio

8. Kioska në rr. “Hoxha Tahsim” te Kubi.

Përfituesit e “Abonesë së Pensionistit” duhet që të paraqiten personalisht, për tërheqjen e abonesë, pranë pikës së shpërndarjes, ku të jetë i pajisur me kartën e identitetit dhe foto nga ora 07.00 deri në 19.00. Nga ky vendim i Bashkisë përfitojnë mbi 177 mijë pensionistë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çlirimi: 31/01/2025 20:55

    Asgjë deri tani, po na torturoni në radhë.Filloni në dt. 25 të ç'do muaji shpërndarjen e aboneneve, shpërndaji nëpër lagje dhe mos na grumbullonin në qendër të Tiranës. Zgjidhja përfundimtare do ishte LIBREZA E PENSIONISTIT,ajo të ishte dokumenti për shërbimet ndaj pensionistëve. Deri tani nuk kini zgjidhur asgjë, veçse po talleni dhe poshtëron pensionistët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund

Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund