Fred Abrahams, shtetas amerikan i cili punoi 15 vjet për të shkruar librin “Shqipëria Moderne: “Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”.
Disa ditë pas kësaj deklarate të Berishës, Fred Abrahams i tha gazetës Dita se i cilësonte të pabaza deklaratat e bëra nga Berisha, teksa shtonte se nëse ai ka fakte, duhet t’i paraqesë ato para autoriteteve amerikane, pasi kjo do të përbënte edhe shkelje të ligjit amerikan. Sa i përket Fron Nahzi, Abrahams pohoi se ai ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën në 1991 dhe 1992, por ishte ndër njerëzit e parë që pranoi se Berisha përdorte taktika të kohës komuniste për të ushqyer frikën.
“Nëse Sali Berisha ka dëshmi se kam punuar për një shtet të huaj, atëherë i bëj thirrje t’ia paraqesë ato autoriteteve të SHBA-së, pasi kjo do të përbënte një shkelje të ligjit amerikan. E njëjta gjë vlen për akuzat ndaj Fron Nahzi, edhe ky një qytetar amerikan dhe drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri.
Nahzi ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën në 1991 dhe 1992, gjatë tranzicionit kritik, por ishte ndër njerëzit e parë që pranoi se Berisha përdorte taktika të kohës komuniste për të ushqyer frikën, shkatërruar kritikët dhe për të promovuar veten. 25 vjet më vonë, pak ka ndryshuar”, theksonte Abrahams.

d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com