Thasë me inerte që hidhen nga kati i pestë i pallatit, me papërgjegjshmëri absolute, duke rrezikuar jetën e fëmijëve e banorëve! Kjo është një ngjarje që ndodh prej disa ditësh në mes të Tiranës, në zonën e 'Myslym Shyrit'.

Video është publikuar nga aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Megi Mustafaraj, ndërsa gjithë kjo ndodh vetëm pak metra larg trotuarit ku kalojnë çdo moment qytetarë dhe po ashtu shumë afër vendit ku luajnë fëmijët.

Megjithatë pronarëve të apartamentit, identiteti i të cilëve nuk dihet, duket se nuk i intereson shumë se çfarë ndodh pasi nxjerrin mbetjet nga banesa e tyre.

Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit të skandalit në Report Tv, Agjencia për mbrojtjen e Konsumatorit, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka reguar duke dërguar një grup për kontroll. Pas konstatimit të problemit, pronari është gjobitur me 5 mijë lekë, ndërsa vendi ku hidheshin inertet është pastruar.

Gjoba vendosur pronarit të apartamentit

Shesh pushimi i pallatit pastruar nga inertet