TIRANE- Lulzim Basha në 6 muajt e tij të parë në krye të Bashkisë së Tiranës ka shkarkuar 350 punonjës. Pavarësisht se Partia Demokratike tani më e ka kthyer në kauzë të saj çështjen e të larguarve nga puna duke i dhënë atyre mbështetje maksimale, në 6 mujorin e tij të parë të punës në krye të Bashkisë së Tiranës ai ka larguar plot 350 punonjës nga administrata vendore e kryeqytetit.
Lidhur për këto shkarkime Basha ka cilësuar se janë larguar ata persona të cilët kanë pasur një performancë të dobët në punë. Por këto shkarkime janë bërë pa asnjë motivacion. “Ndryshe nga ju, që bashkinë e shikoni si pronë tuajën, ne e kemin kthyer atë në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Ndaj dhe kriteri i vetëm i punës këtu është ky shërbim. Shkarkimet nga puna janë bërë në bazë të ligjit dhe performancës së tyre në shërbim të qytetarëve”,- ka theksuar Basha në mbledhjen e Këshillit Bashkikak në 1 mars 2012.
Shkarkimet me e-mail
Frontet e reja të punës në Bashkinë e Tiranës, kur në krye të saj u vendos Lulzim Basha hapeshin me e-mail. Konkretisht Albana Vokshi dhe të afërm të kryebashkiakut kanë dërguar e-mail tek Basha ku i kërkonin që të lironte vende pune në Bashki për militantët e Partisë Demokratike. Në bazë të një e-maili të dërguar nga Albana Vokshi, kryetarja e LDG, i cili është publikuar në gazetën “Shqiptarja.com” në datën 29 shkurt 2012 theksohet se duhet të hapen 80 vende të reja pune në njësinë bashkiake numër 11.
Sipas e-maileve të këmbyera kërkohej punësimi i së paku 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me rekomandim të saj. Në emalin e parë shkëmbyer mes Vokshit dhe drejtorisë së burimeve njerëzore në Bashki, flitej për një listë me rreth 60 gra dhe për një shtesë me rreth 20 vetë të tjerë që ajo ishte e detyruar të dërgonte, pasi kishte shumë kërkesa nga seksioni ku drejtonte.
Vokshi sugjeronte që i vetmi seleksionim që mund të bënte është se kush është më shumë militante dhe jo, se kush meriton të punojë prej tyre. Kësisoj të gjitha akuzat e bëra nga Basha për shkarkimin e nëpunësve për të hapur vende për militantët sfumohen pasi vetë ai ka bërë një reprezalje në Bashkinë e Tiranës duke shkarkuar në 6 muaj 350 punonjës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të larguarit, zbulohet udhëzimi iBerishës: 10% të pagës në 8 vjet