Absurditeti i FSHF-së me Superligën, 43 ndeshje në fushë asnjëanëse! 13 pa tifozë

Absurditeti i FSHF-së me Superligën, 43 ndeshje në fushë asnjëanëse! 13 pa tifozë

Tirana 1-0 Kastrioti. Ardit Hila duke shënuar

Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 31-të. Tirana vijon të ruajë diferencën prej pesë pikësh në krye me Partizanin ndjekës, teksa edhe këtë javë disa ndeshje u zhvilluan në fushë asnjëanëse. Për shkak të terreneve të munguara ose jo të denja për të pritur ndeshje të elitës, duelet Tirana 1-0 Kastrioti dhe Erzeni 1-2 Partizani u luajtën në fushë asnjëanëse.

Nëse bëjmë një përmbledhje të ndeshjeve të Superligës, 1/3 e tyre këtë sezon janë zhvilluar në fushë asnjëanëse. Në kushtet kur tifozët e kanë të vështirë udhëtimin, shumë ndeshje kanë numëruar sportdashësit edhe me gishtat e dorës.

Elita e futbollit shqiptar këtë sezon ka zhvilluar 155 ndeshje, nga të cilat 43 prej tyre janë zhvilluar në fusha asnjëanëse. Partizani, Kastrioti, Erzeni apo edhe Tirana janë skuadrat që kanë luajtur më shumë ndeshje në fusha asnjëanëse, duke larguar edhe tifozët që duhet pranuar se nuk janë të shumtë në shkallët e stadiumit.

Veç tyre, edhe Disiplina ka bërë "kërdinë" duke dënuar tifozët dhe klubet. Janë 13 ndeshje këtë sezon që janë zhvilluar pa tifozë, teksa edhe në javët që vijnë skuadra si Tirana apo Kastrioti dhe Erzeni do i luajnë ndeshjet larg shtëpive të tyre.

Në kushtet kur organizmi i futbollit mburret me stadiumet e ndërtuara, skuadrat nuk kanë ambiente për ndeshje, teksa udhëtojnë me kilometra të tëra drejt Elbasanit apo edhe Durrësit.

Absurdi tjetër lidhet me "Air Albania-n", stadiumin 80 milionë euro që nuk përdoret nga Tirana si shtëpi. Në kushtet kur "Selman Stërmasi" është në gjendje të vështirë sa i takon fushës, i vetmi stadium në kryeqytet është "Arena e Demave" që i takon Partizanit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozet qe enden sa ne nje stadium ne tjetrin: 03/05/2023 11:06

    Kaq ta beni dhembin po nuk e patet mire me Armandon si cifutet ne shkretetire do te perfundoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë