TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerë 143.618.333 lekë, duke favorizuar një kompani e cila nuk përmbushte kriteret.
Prokuroria e Posaçme njofton se janë dërguar për gjykim 3 punonjësit, Ledia Ramo, Ortjon Dhami e Engjëll Dedja, të cilët dyshohet se kanë favorizuar kompaninë e Bledar Shemajt, 'W Center', për tenderin “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, të datës 11.01.2019.
Të tre punonjësit e UKT-së akuzohen për veprën penale 'Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike'. Për gjykim është dërguar edhe biznesmeni Bledar Shemaj, ndaj të cilit rëndon akuza për vepravt penale 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve'.
Shkelja në tenderin ‘Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a’
Tre punonjësit akuzohen nga SPAK se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), me qëllim që të favorizonin shoqërinë “W Center” sh.p.k, të pandehurin Bledar Shemajt. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri për marrjen e tenderit pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.
Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.
Akuzat e ngritura nga SPAK
Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.
Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
Kjo Ramo ësshtë Dhe ortakja e Rapos Hotel është gruaja e atij Thanas Rapo por me mbiemër vajzërie, i bie qe paret qe ka marrë këtu direkt i ka onvestuar ke Hoteli
PërgjigjuMendoj SE ky ligji I prokurimeve te tenderave e zevendesoi per bukuri nenin 555 te prapagandes dhe agjitacionit te Enverit qe futeshin ne burg per nje fjale dhe kallzim nga lagja!!!!
PërgjigjuI liron Manja ska problem
Përgjigju