TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon kallëzim penal për drejtoren e arsimit në Shkodër dhe drejtorinë e spitalit pas një seri shkeljesh të konstatuara gjatë kontrolleve në këto dy institucione.

KLSH në kontrollin e ushtruar në spitalin e Shkodrës ka konstatuar shkelje dhe abuzime me fondet e shtetit në blerjen e furniturash për spitalin si dhe lavanteri. Abuzimi llogaritet në rreth 5.5 milion lekë. KLSH ka kërkuar lirimin nga detyra të drejtorit të spitalit, shlyerjen e dëmit financiar ndërkohë që ka propozuar 17 masa organizative dhe 5 masa disiplinore.

Ndërkohë në një tjetër audit të kryer në DAR Shkodër KLSH ka vënë re shkelje në zbatimin e një projekti të quajtur “reduktimi deri në zero i braktisjes së shkollës në arsimin bazë” Shkelja llogaritet deri në 2.8 milion lekë. 10 punonjës të DAR, Shkodër dhe dy punonjës të MASH kanë përfituat honorarë nga ky projekt në vlerë 650 mijë lekë. Vetëm drejtorja përfitoi 166mijë lekë.

KLSH ka konstatuar gjatë të njëjtit kontroll se shkelje ka pasur dhe tenderi për blerjen e librave artistikë në për arsimin9-vjeçar gjatë 2010. Në tender thuhet në njoftimin e KLSH-është shmangur procedura e hapur dhe është përdorur procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës shkelje që kanë sjellë pasoja me dëm ekonomik 423 mijë lekë.

Mangësi dhe parregullsi të shumta janë konstatuar edhe në mbajtjen dhe përpilimin e listë prezencave të punonjësve; në përzgjedhjen dhe punësimin e drejtuesve të shkollave e të mësuesve nga Drejtore e Drejtorisë Arsimore, pa konkurs dhe pa zbatuar asnjë kriter të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)