Abuzime me ndihmën ekonomike
masa administratorëve në Lezhë

Një Administrator është shkarkuar nga puna, ndërsa 10 të tjerëve ju është tërhequr vëmendja për shkak të abuzimeve me ndihmën ekonomike në Qarkun e Lezhës.

Janë mbi 185 familje që kanë përfitur ndihmë ekonomike në mënyrë abuzive gjatë vitit 2015-të si dhe 17 përsona të tjerë që kanë përfituar pagesë paaftësia.
 
Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtoresha e Shërbimit Social në Lezhë Ardiana Jaku, gjatë analizës vjetore të dikasterit që ajo drejton.
 
Sipas saj kjo mënyrë veprimi i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomik Shtetit Shqiptar.
 
Drejtoria e Shërbimit Social në Lezhë ka bërë të ditur se do të ketë një monitorim të rreptë në 21 Njesitë Administrative të Qarkut të Lezhës gjatë periudhes në vazhdim me qëllim për ti shmangur këta abuzime.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën