Gjykata e Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në detyrim Paraqitje për për kryetarin e komunës Gruemirë, Lirim Nehanaj. Ai bashkë me shtetasin Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues i ZVRPP Shkodër dhe shtetasin Rruzhdi Handraj, inspektor në Drejtorinë e Administrimit të Tokave, Qarku Shkodër janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre gjatë ndarjes së tokave.

Sipas prokurorisë së Shkodrës katër zyrtarët kanë shkelur procedurat e ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, duke mos rrespektuar procedurat që duhet të ndiqen në dhënien në përdorim madje në disa raste duke kryer edhe fallsifikim të dokumentave.
 
Shkak sipas prokurorisë është bërë konfliktet e nisura në këtë zonë mes banorëve cka bërë që prokuroria të nis hetimin rreth kësaj çështje ku sipas saj janë ndeshur shkelje të mjafyueshme për të kërkuar nga Gjykata e Shkodrës masen e sigurisë arrest me burg.

Gjithashtu mësohet se nga ana e Komunës Gruemirë është lëshuar dokumenti i marrjes në përdorim të tokës sipas ligjit 7501 në kundërshtim me procedurat  dhe me dokumentacion të falsifikuar në në jo pak rastë është ndeshur edhe në falsifikim të datës. Në anën tjetër zyra e administrimit të pronave në këshillin e qarkut ka quajtur të ligjëshme gjitha vepriomet e komunës.

Ndërsa nga ana tjetër Zyra e regjistrimit të pronave në mungesë të respektimit të procedurës ka bërë kaliomin në përdorim dhe më pas të pronësisë të tokave duke shkaktuar kështu mbi vendosje. Këto janë pretendimet e prokurorisë së Shkodrës.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)