Prokuroria e Posaçme kërkon në total 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur, ish-drejtues, zyrtarë, pedagogë, staf akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe biznesmenë, nën akuzë për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre në nëntë procedura tenderimi të bërë fiktive gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve apo 900 mijë euro.
Të pandehurit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe për pasojë 19 prej tyre përfundojnë me shërbim prove. SPAK kërkon dënimin me nga 2 vite burg për zyrtarët dhe drejtuesit e Universitetit Bujqësor, Edmond Terthorja ish-administrator, Amarildo Lleshi ish-drejtor i prokurimeve publike, Serafin Skenderi dhe Altin Murto ish-drejtorë të fondeve në këtë universitet.
Për dy ish-zëvendës rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Kotaj u kërkua dënimi me 1.6 dhe 1 vit burg, që konvertohen në 2 vite shërbim prove dhe 150 orë punë në komunitet. Prokurori Dritan Prençi kërkoi që këtyre të pandehurve t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.
SPAK lexoi konkluzionet edhe për 15 të tjerë, duke kërkuar dënimin e tyre me mesatarisht 1.6 vite burg, por pezullohet kjo masë dënimi dhe ata vendosen në shërbim prove. Për 5 të pandehur të tjerë që abuzuan me tenderët e UBT, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj çështja është ndarë më vete sepse po gjykohen me procedurë të zakonshme.
Nën akuzë janë edhe përfaqësuesit e firmës që fituan tenderë përmes falsifikimit të dokumenteve. Organi i akuzës zbuloi skemën e përgatitjes së dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike në procedurat e tenderimit në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderëve, pa bërë asnjë analizë reale të tregut. Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës në 18 mars ku do të bëhet mbrojtja dhe më pas do shpallet vendimi. Ndërkohë sipas procedurës së zakonshme e të ndarë nga pjesa tjetër do të gjykohen Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj.
Komente










Pershendetje, Jeni ne dijeni qe informacionin qe keni shpërndarë nuk eshte i vertete. Per personin Rezearta nuk eshte i sakte pasi ajo ka zgjedhur procedurën e zakonshme. Jeni duke denigruar figurën e nje personi te pafajshem. Do te shikohet me prioritet kjo situate.
PërgjigjuAman mi Meli Rezearta na thuaj kur te marresh pafajesine se aty e kemi mendjen tek ty! Zgjohemi duke pritur lajme nga GJKKO